Rihanna përgatit rikthimin e saj/ Nënshkruan marrëveshjen 40 milionë-dollarëshe

Showbiz

Këngëtarja e famshme po përgatitet të bëjë një rikthim befasues përmes performancave të reja skenike. Së fundmi është mësuar se këngëtarja ka nënshkrouar një marrëveshje prej 32 milionë funtesh (rreth 40 milionë dollarë) me kompaninë Live Nation për tu rikthyer në skenë. Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, ajo do të shkojë në një turne të madh botëror gjatë muajve të ardhshëm dhe në vijim të vitit 2025 ndërsa pritet  gjithashtu të publikojë dy albume të reja.

Këngëtarja 35-vjeçare ka dy djem, RZA  dhe Riot Rose , nga lidhja e saj me reperin  A$AP Rocky. Mbretëresha e popit tashmë ka filluar të punojë me ekipin e saj për turneun e saj muzikor.  Së fundmi ekipi i këngëtares ka filluar në Los Angeles nga puna krijuese ndërsa Rihanna po shijon mëmësinë dhe po ndihmon në rritjen e djemve të saj.