Rihanna paditet nga një grua e verbër

Showbiz

Një grua e verbër paditi kompaninë “Fenty Beauty”, të Rihanna-s, sepse nuk mundi të hynte dot në faqen e blerjeve “online”. “Sajti i markës ka barriera dhe nuk është përshtatur për nevojat tona”, -tha Beatriz Gutie. Pas kësaj akuze zonja ka kërkuar që “Fenty Beauty” të modifikojë faqen e internetit, në përputhje me statutet federale për njerëzit që janë të paaftë në shikim.