Rihanna njofton se do të jetë pjesë e filmit të animuar “The Smurfs”

Showbiz

Rihanna bëri një paraqitje surprizë në CinemaCon Day Four në Las Vegas për të njoftuar se do të huazoj zërin për ‘Smurfette’ në filmin “The Smurfs” të Paramount. Krijuesja dhjetra hitece tepër të suksesshme, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin ASAP Rocky, doli në skenën brenda Pallatit të Çezarit me një pamje atraktive e veshur e gjitha në xhins, deri te çizmet e latrta deri në kofshë.

Ndërsa bizhuteritë e zgjedhura për veshjen e saj ishin një gjerdan i shkëlqyeshëm me diamant dhe safir, dhe një palë vathë të vegjël që shkëlqenin nën ndriçimin e skenës. Pasi fituesja e çmimeve ‘Grammy’ zbuloi se do t’i japë zërin e saj personazhit të ‘Smurfette’ në filmin ‘live-action’, tha me humor: “Unë u përpoqa të merrja rolin e Papa Smurf, por nuk funksionoi”. Ajo gjatë këtij eventi, konfirmoi gjithashtu se ndodhej në tremujorin e tretë të shtatzënisë së saj të dytë.

 

Ndërkohë u mësua se Rihanna jo vetëm që do të jetë një nga zërat e personazheve në këtë rikthim të radhës të The Smurfs”, por do të jetë gjithashtu edhe producente. Për më tepër ajo do të shkruajë dhe regjistrojë disa këngë origjinale për filmin, transmetimi i të cilit është planifikuar të dalë në kinema kohë më vonë, në shkurtin e v 2025. Historia e filmit është shfaqur edhe më parë në ekranin e madh, duke përfshirë realizimin e vitit 2011, ku yjet që dhanë zërat e tyre ishin Neil Patrick Harris dhe Katy Perry. Dy vjet më vonë në 2013, u publikua një vazhdimme një kast të ri. “Smurfs: The Lost Village”. Sakaq detajet e mëtejshme apo aktorë të tjerë të kastit nuk janë zbuluar ende, pasi projekti është ende në fazat e hershme.

Kujtojmë se Rihanna gjithashtu ka punuar gjatë kësaj periudhe edhe për të sjellë muzikë të re duke u përgatitur mbi mundësinë e një albumi të ri.

Kur British Vogue realizoi një intervistë për numrin e marsit me këngëtaren, ajo u pyet nëse planet e saj për këtë vit përfshinin albume të reja dhe ajo ishte shprehur “Nëse do të publikoj një të tillë mund t’ju them që tani se do të jetë i përsosur, ndoshta do të vij së shpejti por ndoshta ky album nuk do të dalë gjatë kësaj kohe, nuk jam e bindur për këtë, por  jam plotësisht e bindur se dua të jetë perfekt”.