Këngëtarja me famë botërore nuk rresht së surprizuari! Pas promovimit të linjës së fondatinës Fenty by Rihanna, këngëtarja jo më larg se disa ditë më parë ka promovuar linjën e saj të të brendshmeve ku la gojëhapur miliona fansa.
E kush më mirë se Rihanna mund të reklamojë koleksionin e saj të të brendshmeve Savage x Fenty. Ajo dukej mjaft joshëse veshur në rozë teksa promovonte kolesionin e të brendshmeve për Shën Valentin.
«Të brendshmet nuk janë vetëm për shfrytëzimin e trupit femëror, janë për t’a festuar atë dhe kjo është ajo që Savage x është mbi të gjitha.» – tha Rihanna për Vogue.