Rihanna i jep fund lidhjes me të dashurin miliarder

Showbiz

Sipas asaj që raportohet nga “Us Weekly”, Rihanna dhe Hassan i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Nuk e dimë pse ka ndodhur, kur ka ndodhur, si ka ndodhur, ose nëse Drake ka lidhje ne kete mes.

Në një nga rastet e rralla që ylli i RNB foli për partnerin e saj gjatë këtyre 3 viteve, tha që “sigurisht që kam rënë në dashuri”, megjithatë tha që nuk e dinte nëse do të shkonin drejt martesës sepse sipas saj.

Burimet pranë çiftit në të shkuarën kanë thënë se lidhja e saj dhe Hassan ishte shumë serioze por në të njejtën kohë shumë “e çmendur”. Ata e kuptonin shumë njëri-tjetrin dhe fakti që kishin personalitete të ndryshme.