Rihanna godet fansen me mikrofon

Showbiz

largea rihanna-540x6201437373110
Rihanna nuk shfajësohet për veprimet e saj, por ylli i muzikës pop mund të merrte mundimin t’i kërkonte falje fanses që e qëlloi me mikrofon.

Gjatë koncertit të zhvilluar në Birmingham, pjesë e “Diamonds World Tour”, këngëtarja Rihanna ka goditur me mikrofonin e saj një fanse shumë këmbëngulëse, që e tërhoqi nga dora dhe nuk e lejoi të vazhdonte ecjen në hapësirën mes skenës dhe publikut.

Stafi i këngëtares 25-vjeçare nuk bëri asnjë koment për incidentin e ndodhur më 19 qershor, ndërkohë që vetë Rihanna deklaroi në televizion: “Ajo nuk po më linte të ikja, ndaj e qëllova”.

Ndërkohë sipas informacioneve, fansja nuk pësoi asnjë dëmtim serioz.