Këngëtarja me origjinë ngë Barbados në një intervistë për revistën “Vogue” është shprehur për ditët e saj të shëndosha, linjën e re të brendshmeve si dhe ngrirjen e vezëve. Ajo sapo publikoi linjën e të brëndshmeve “Fenty” të dizenjuara nga ajo vetë. Këngëtarja tregon se jo rastësisht ka përdorur modele nga të gjitha format dhe përmasat trupore, sepse kërkon të nxisë vetëbesimin tek gratë për format e tyre trupore.
“Sinqerisht, duhet të nisësh të qeshësh me veten. Pra, unë e di se kur kam ditët e mia të shëndosha dhe ditët kur duhet të humbas në peshë. Ndaj i pranoj të gjitha format e trupit. Unë nuk jam një modele e ‘Victoria Secret’ por e di se jam e bukur dhe kam vetëbesim kur jam e veshur me të brendshme” – u shpreh Rihanna.
Por edhe përse është shumë konfidente për trupin e saj, Rihanna duket se po bëhet më e vëtëdijshme për moshën, teksa në shkurt mbush 30 vjeç.
‘Mirë! Tani që do të mbush 30 vjeç, çfarë duhet të bëj? Duhet të shqetësohem? Duhet të ngrij vezët? Çfarë duhet të bëj kur të jem 30 vjeç? Jam në një lidhje, jam e lumtur dhe mendoj se kurrë nuk kam takuar dikë që t’ia vlejë aq sa ai” – përfundoi këngëtarja.