Rihanna dhe Naomi, prishin miqësinë për shkak të një mashkulli?

Showbiz

gq3
Supermodelja Naomi Campbell dhe këngëtarja Rihanna, prej vitesh kanë treguar se kanë një miqësi shumë të mirë së bashku. Ato nuk janë rasti i personazheve që takohen vetëm nëpër evente apo ceremoni, por dy vajzat kanë ndarë shumë më shumë nga jeta e tyre me njëra-tjetrën. Por, jeta e tyre personale, është bërë shkak për prishjen e kësaj miqësie.

gq5
Rihanna siç dihet prej kohësh, është në një marrëdhënie me një miliarder arab. Ndërkohë Naomi ka surprizuar të gjithë, me të dashurin e saj 19 vite më të ri. Reperi Skepta dhe supermodelja, kanë pozuar të përqafuar nudo, për një revistë.

gq

gq6
Ndërkohë që ky lajm u bë i ditur, të gjithë kanë komentuar faktin se si Naomi tashmë e ka lënë pas krahëve miliarderin e Rihannës, duke gjetur madje dikë akoma më të mirë. Burimet e afërta, kanë thënë se ka qenë pikërisht arabi, shkaku i grindjes midis dy vajzave dhe lidhja e Rihannës me të, ishte “vula” e prishjes së marrëdhënies së tyre.

gq4