Rihanna dhe Drake? Ja çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes tyre…

Showbiz

riri drake
Rihanna dhe Drake janë komentuar tepër për marrëdhënien e tyre. Herë bashkë e herë të ndarë, publiku i konsideronte si një nga çiftet më të këndshme, pavarësisht se ata nuk pranuan kurrë se kishin një histori bashkë. Tashmë ata kanë ndërprerë çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin, profesionale dhe personale. Drake gjatë ndarjes së çmimeve VMA, deklaroi haptaz se ishte i dashuruar marrëzisht pas Rihannës që në moshën 22-vjeçare dhe tentoi ta puthte.

riri drake2

Por vetëm tani Rihanna ka vendosur ta komentojë situatën e sikletshme për revistën “Vogue”. “VMA është një event i organizuar për fansat dhe duke patur tërë atë vëmëndje rreth meje, e solli situatën në një drejtim ku nuk duhej. Mezi prisja të mbaronte fjalimi, pasi ndodhesha në siklet” tha këngëtarja. E pyetur për marrëdhënien e saj me Drake, ajo u përgjigj: “Ne nuk jemi miq sot, por as armiq.”