Aktori 35 vjeçar i “Baby Reindeer” ka rrëfyer se refuzon të flasë dhe të shtjellojë jetën reale të personazheve të “Baby Reindeer”. Kohët e fundit aktori foli për suksesin e serialit të tij të vlerësuar nga kritikët. Gjatë një interviste për “The Hollywood Reporter” ai u rrëfye lidhur me përvojat reale traumatike. Gadd shpjegoi se identitetet e jetës reale të personazheve në serial, ai nuk dëshiron t’i komentojë. Gjithashtu Gadd kërkoi mirëkuptim ndaj njerëzve dhe medias dhe publikisht kërkoi të ndalonin spekulimet mbi identitetet e jetës reale të personazheve.
