Ribashkohet çifti i Twilight?

Showbiz

kristen
Të gjithë jemi njohur me çiftin Robert Pattinson dhe Kristen Stewart në sagën e filmit “Twilight”. Ata arritën të rrëmbenin zemrën e fansave si një ndër çiftet perfekt, dhe pati shumë reagime kur lidhja e tyre përfundoi. Pas ndarjes Pattinson është shprehur se ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe çifti ruante ende marrëdhënie shoqërore.

kristen33
“Ishte me të vërtetë një mrekulli, ishte një pikë kthese masive në jetën time. Kam pasur një jetë krejtësisht të ndryshme pasi unë nuk isha ende i sigurt nëse do të isha aktor deri pas atij filmi, kështu që unë do e vlerësoj gjithmonë si gjënë më të veçantë që më ka ndodhur”.
Por së fundmi ata janë parë në një fest në Los Angelos shumë pranë njëri tjetrit, gjë që i ka bërë të gjithë të dyshojnë për një rikthim. Por nëse ka qenë një takim miqësor apo ata janë sërish bashkë, kjo mbetet për tu parë.