Nëse keni menduar që ti hapni ‘Instagram’ prindërve pasi të mësoni pse është penduar Rezarta do të ndryshoni mendim. Rezarta Shkurta mendon se është gabimi më i madh që mund të bësh në jetë! Sot ajo ka publikuar një foto të bërë me efekt që i tregon hundën me pirsing, ndërsa paralajmëron të ëmën se nuk është e vërtetë!
“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin… qetësohu!!! Nuk e kam shpuar vërtet hundën”, shkruan Rezarta bashkangjitur fotos.
Më pas bën një postim të dytë ajo tregon reagimin e të ëmës duke publikuar pjesë nga biseda!
“S`të ka lënë mendja besoj”, i shkruan e ëma.
“Gabimi më i madh që kam bërë në jetë… I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni në kohë, mos e bëni ju lutem”, na paralajmëron Rezarta.