Rezarta Shkurta u bë shumë e njohur si këngëtare dhe numëron disa hite në karrierën muzikore. Por në fakt fillimet e saj nuk kanë të bëjnë me këngën, por me një tjetër fushë të artit. Rezarta në fillim u bë e njohur në qytetin e saj të lindjes në Durrës si “Miss Durrësi”, duke qenë se fitoi kurorën e më të bukurës në vitin 2005. Më pas ajo prezantoi qytetin në konkursin tjetër të bukurisë, “Miss Albania”, ku ajo doli në vendin e dytë.
Pas këtyre eksperiencave, pasuan disa të tjera si fotomodele dhe Rezarta u bë një ndër modelet më të kërkuara të kohës, duke bashkëpunuar me fotografët dhe stilistët më të njohur.Pavarësisht se sot nuk e ushtron më këtë profesion, ajo nuk harron t’i kujtojë vitet e shkuara. Ditën e sotme Rezarta ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të shkëputur nga një gazetë kineze, në të cilën ajo shfaqej si modele. “Në kohën e rinisë. Dikur modele dhe shkruan një gazetë kineze”, – ka shkruar Rezarta.