Rezarta Shkurta ndan emocionin me të gjithë: Më në fund familja bashkohet!

Showbiz

rezarta ermal
Lirohet nga burgu Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha. Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka lënë qelinë e burgut të Fierit tre ditë më parë teksa i kishte mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg.Bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta u lirua me kusht dhe gjatë kësaj kohe Ermal Hoxha nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe nuk duhet të shoqërohet me persona të inkriminuar.

rezi insta

Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

Lexoni gjithashtu: Aktorja e njohur shqiptare poston fotot e para nga dasma sekrete!