Prej kohësh Rezarta i është larguar muzikës, por jo vëmendjes mediatike. Ajo i është përkushtuar totalisht biznesit dhe vajzës së saj të vogël. Duket se çdo gjë po shkon mirë, pavarësisht faktit që bashkëshorti i saj ndodhet në burg. Herë pas here ajo bën dedikime për të, duke treguar se e pret e dashuruar si përherë.
Por këtë herë Rezarta ka folur për një tjetër dashuri. Teksa ka postuar një foto në Instagram, ajo ka treguar detajet rreth punës së saj. “Pas çdo skenografie, duart e mia përfundojnë kështu! Më kujton fëmijërinë kur pikturoja. Nuk e përshkruaj dot kënaqësinë që ndjej. Për mua kjo nuk është punë, po dashuri e përjetshme,” ka shkruajtur këngëtarja.