Jo rrallë herë fëmijët i vënë në siklet prindërit me kërkesat e tyre të veçanta. Këtë gjë e ka bërë edhe vajza e Rezarta Shkurtës, e cila në një bashkëbisedim i ka kërkuar së ëmës një fëmijë tjetër. Hera ka menduar për të gjitha, duke filluar nga gjinia e fëmijës edhe deri tek emri i tij. Ajo ju ka kërkuar një motër dhe emrin do ja vendosë Jume. Pavarësisht se kërkon një motër, vogëlushja duket se do të ketë një problem shumë të madh.
Ajo shprehet se rrobat nuk duhet t’i ndajë me të, pasi janë vetëm të saj. Këtë bisedë e ka publikuar në ‘Instastory’ Rezarta e cila e shoqëron me një shkrim ku tregon se për momentin nuk e ka aspak në plan një fëmijë të dytë. “Tek pjesa e rrobave i ka ngjarë mamit. Kjo është kërkesa e Herës, se mami me babin nuk e kanë në plan,”- shkruan Rezarta. Kujtojmë se pak kohë më parë bashkëshorti i Rezartës u lirua nga burgu dhe tanimë familja është e bashkuar.