Rezarta Shkurta publikon në profilin personal në ‘Instagram’ videon e së bijës me stërgjyshen. Ajo shpesh publikon momente familjare dhe nga jeta pranë vajzës, Hera, bashkëshortit dhe familjarëve të tjerë. Këtë herë Rezarta ka postuar një video familjare ku në qendër ishte e bija me stërgjyshen, Nexhmije Hoxha.
Krahas videos Rezarta shkruan:- “Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 vite. Familja është trashëgimia më e shtrenjtë”.