Revoltohet Roberti: Mos më thoni Roberti i Norës!

Showbiz

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për historinë e dashurisë me Nora Istrefin, por nuk dëshiron të cilësohet si “Roberti i Norës”.

Gjatë një emisioni televiziv, ai bëri të qartë se vjen nga një familje artistësh pasi babai i tij është kompozitor dhe xhaxhai është producent dirigjimi në Berlin.

“Unë jam pianist i diplomuar në akademi të muzikës. Djali i Tomorr Berishës kompozitor, axha im është Bajram Berisha producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë se më thonë Roberti i Norës, jo, Roberti është i Tomorr Berishës”, u shpreh ai.