Revoltohet Anxhela Peristeri “Mbaj veten dhe familjen me muzikë, qeveria duhet të bëjë diçka për ne”

Showbiz

Vendimi i fundit i qeverisë i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji, ka shkaktuar mjaft zhurmë në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Ditën e djeshme artistë, por edhe biznesmenë të prekur nga këto ndryshime kanë protestuar para Kryeministrisë në shenjë revolte kundër këtij vendimi, që siç e kanë cilësuar ata vetë është arbitrar.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri. E ftuar në nje emision ajo foli për dy projektet e publikuara në korrik, për vendimin e qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe jetën e saj private.

Duke folur për vendimin e qeverisë ajo u shpreh: “E kam profesion muzikën dhe bazohem tek të ardhurat që më sjell ajo, për veten dhe për familjen. Jam e para që kam mbështetur karantinën dhe 2 muaj nuk kam dalë fare nga shtëpia gjë që më shoqëroi me kriza ankthi dhe që tani e kujtoj si një periudhë shumë të errët. Do doja që kjo periudhë të më fshihej komplet. Duhet gjetur një zgjidhje për ne dhe për të tjerët që kanë mbetur pa punë. Isha në Greqi pasi kam pasaportë greke dhe mund të lëviz. Aty ishte një jetë normale. Nuk kishte raste sa këtu. Bëra dy investime dhe do doja që të punoja këto 2-3 muaj. Mendoj se do gjendet një zgjidhje pasi nuk mund të mbetemi në këto kushte”.