Reperja refuzon ofertën e majme, për një arsye tepër të fortë!

Showbiz

repere

Cardi B mund të bëjë gjithçka, por jo kompromise për vajzën e saj. Ajo tregoi se ka refuzuar dhe ofertat me shtatë shifra për të treguar foto të vajzës së saj të sapolindur, Kulture. “Unë dhe bashkëshorti im, thjesht nuk duam ta tregojmë fëmijën tonë tani. Na janë ofruar dhe shuma me shtatë shifra.”- u shpreh Cardi në një intervistë për Ebro Darden’s Beat 1.

carbib2

Ajo gjithashtu ka thënë se e ka pasur të vështirë të përshtatet më famën tani që ka një familje të sajën, pasi ka marrë dhe shumë kërcënime. Cardi dhe Offset kanë punësuar dhe investigues për të zgjidhur këto çështje. “Vajza ime është pafundësisht e bukur. Dhe me të vërtetë dua ta tregoj sa e bukur është. Por gjithsesi, ka kaq shumë njerëz- fansa të sëmurë- që nuk më pëlqejnë. Prandaj dua ta mbroj identitetin e fëmijës sim. Do ta bëj kur të jem mendërisht gati. Kështu që më lini ta bëj kur të dua.”- përfundoi ajo.