Melinda Ademi i kërkoi publikisht falje reperes Tayna, pasi e kishte ofenduar në vargjet e këngës së saj “Freestyle”.“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, shkruante ajo.
Menaxheri i Tayna, ka thënë se në këtë mes nuk ka vend për reagime dhe Tayna nuk ka asgjë për të thënë.Sipas tij, Melinda e kishte ofenduar shumë Taynan dhe për këtë arsye, ka marrë edhe shumë ofendime nga fansat e reperes e cila emrin e vërtetë e ka Dorintina.Pra të dashur fansa të Taynas, reperja nuk do të bëjë ndonjë reagim publik ndaj mos e prisni një gjë të tillë.