Reperi shqiptar krijon linjën e re të veshjeve

Showbiz

Gashi është kthyer në një ndër emrat më të njohur gjatë këtij viti, i cili na ka bërë të gjithëve të ndihemi krenarë teksa tregonte hapur origjinën e tij shqiptare nëpër botë. Së fundmi, reperi ka lajmëruar ndjekësit në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të sjellë në treg linjën e tij të veshjeve, që do t’i përshtatet të gjithë personave me masë trupore sa të tijën. Arsyeja që e ka shtyrë Gashin për të sjellë linjën e rrobave në treg ka qenë pesha e tij pasi edhe ai vetë nuk ndihej rehat kur provonte gjithmonë rroba që s’i bënin.


“Në fillim të 2020-es, do të bashkëpunoj me një kompani për të nxjerrë linjën time të re “Gashi”. Dua të fokusohem tek dizenjimi i rrobave për njerëzit si unë, të cilët janë paksa “masë e madhe”. Dua që njerëzit të ndjejnë vetëbesim dhe rehati. Jam lodhur nga gjithçka që nuk më bën gjatë photoshoot-eve të mia dhe jam ndjerë si m*t, kështu që do të filloj të bëj një ndryshim duke nisur nga vetja ime.”- shkruan reperi bashkangjitur fotos.