Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka ditur gjithmonë t’i habisë të gjithë jo vetëm me sukseset e tij, por dhe gjërat pikante të cilat zgjedh të thotë herë pas here. Së fundmi ai ka publikuar një foto të këngëtares Adele në profilin e tij në ‘Instagram’, krah së cilës ka shkruar: “Një ditë do martohem me ty”.Padyshim që kjo deklaratë e reperit nuk mund të kalonte pa u vënë re, ashtu si çdo veprim tjetër i mëparshëm i reperit.
Kujtojmë se pak kohë më parë ai bëri të ditur në llogarinë e tij se kjo verë do t’i sjellë suksesin maksimal me këngët që pritet të publikojë, sa të gjithë do të flasin për të. Disa muaj më parë ai solli dhe bashkëpunimin me reperin shqiptar, Ledri Vula, me titull ‘That’s mine’, e cila u pëlqye shumë dhe u kthye në hit menjëherë.