Reperi i njohur, 50 Cent, ka shitur rezidencën e tij luksoze dhe paratë i ka dhuruar për bamirësi. Rezidenca ndodhet në Connecticut dhe ka një teatër, studio regjistrimi, dhomë me ekran të gjelbër, pishinë, dhomë lojërash profesionale, 21 dhoma dhe 25 tualete.
Sipas mediave, 50 Cent e ka shitur rezidencën për 3 milionë dollarë, 15 milionë dollarë më pak nga çmimi me të cilën e shiti Mike Tyson. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e rezidencës janë çuar për bamirësi.Pritej vendimi për ta shitur shtëpinë pasi pak kohë më parë reperi tregoi se nuk I pëlqente të kishte një shtëpi kaq të madhe pasi shumicën e gjërave që ndodheshin në të nuk I përdorte.