Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft i pëlqyer nga publiku dhe këtë vit solli projekte të shumta.
Krahas karrierës muzikore, i njëjti është mjaft i afërt me familjen e tij, teksa pikë të dobët ka nënën, nga e cila edhe është rritur.
Së fundmi, në llogarinë personale, Instagram, Arian Agushi ka ndarë një fotografi përkrah nënës, ku i bën një dedikim mjaft emocional.
“Tash e dikur, me këmbë e me duar, kaluam së bashku çdo shkëmb e çdo gurë, prej kur isha i vogël e sot që u bëra burrë, vetëm emri yt NANË nuk më tradhtoi kurrë”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram