Reperi i njohur rrezikon burgimin e përjetshëm!

Showbiz

takeshi
Tekashi 6ix9ine është këngëtari i muzikës rap i cili u arrestua në fillim të javës, së bashku me disa pjestarë të bandës së tij, të cilët supozohet se janë pjesë e krimit të organizuar në qytetin e New Yorkut dhe mbi ata rëndojnë akuza shumë të rënda. Prokuroria ka kërkuar për të masën maksimale, sidomos pasi reperi ka pasur problem me ligjin dhe në të shkuarën, e kështu ai përballet me një dënim të mundshëm që shkon nga 25 vite deri në të përjetshëm. Kërkesat e avokatit të tij, që Tekashi të paguante “garancinë” për tu gjykuar në arrest shtëpie dhe justifikimi që ai nuk është kriminel por hiqet si i tillë për të shitur muzikën, janë hedhur poshtë nga gjykata.

tekashi12 1

Për këtë arsye artisti, siç raporton TMZ, ka pranuar një ofertë të policisë federale për të bashkëpunuar me ta, në këmbim të uljes së masës. Shkak për zbulimin e kësaj marrveshje është bërë transferimi që i është bërë reperit nga burgu i Brooklyn ku po mbahej që nga arrstimi, tek një institucion i ri i heqjes së lirë, ku dërgohen vetëm personat që pranojnë të dëshmojnë për policinë.Justifikimi për këtë lëvizje, sipas zëdhënësve të Tekashit, është për arsye sigurie, për shkak të kërcënimeve që ai merrte ne burgun ku po qëndronte. Gjithsesi kjo nuk është arsye e besueshme nga ndjekësit e tij të cilët po e akuzojnë për “spiun” dhe “bashkëpunues me policinë”, por duke parë se si qëndrojnë gjërat dhe akuzat me të cilat përballet duket se ai nuk ka zgjidhje tjetër.