Rich the kid është një nga reperët më të njohur në Amerikë, por vëmendja drejt tij padyshim është shtuar sot më shumë se kurrë. Në profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’, reperi ka fshirë gjithçka dhe e vetmja foto që ka publikuar është një foto që duket sikur shpreh lamtumirën. ‘Prehu në paqe Rich the kid. Faleminderit miqve, familjarëve dhe fansave’,-shkruan ai.
Që prej disa ditësh ai nuk është bërë i gjallë as në rrjete sociale as te njerëzit e dashur, ndërsa ky mesazh vetëm sa ka shtuar shqetësimin.Megjithatë, një tjetër alternativë,është ajo e hack-imit të rrjeteve të tij sociale. Nuk do ishte hera e parë që një personi të famshëm, i vidhen adresat e rrjeteve sociale dhe u kërkohen shuma të majme për t’ua rikthyer ato.