Nuk ndodh çdo ditë, që këngëtarët me origjinë shqiptare t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë të ëmbla dhe të shpreshin krenarinë që kanë për ta. Por mbrëmjen e sotme, reperi me origjinë shqiptare Gashi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto të Dua Lipës dhe krahas saj përshkruan gjithë dashurinë që ndjen për këngëtaren shqiptare.
Ata u takuan për herë të parë në Prishtinë gjatë muajit gusht, ku morën pjesë në festivalin “Sunny Hill Festival”.“Nuk do të ketë kurrë një yll më të madh se Dua Lipa në komunitetin shqiptar. Një talent i vërtetë, një super star i vërtetë. Zëri i saj, pamja gjithçka lidhur me të është klasike. Dua të të falenderoj që je një femër që më frymëzon në të njëjtën mënyrë si nëna dhe motra ime. Të dua”,-ka shkruar ai ndër të tjera.