Chance the Rapper vendosi të ketë një moment romantik, pasi propozoi të dashurën e tij, me të cilën ka edhe një vajzë. “Ajo tha PO” – shkruan reperi amerikan në një postim në “Twitter”, ku njofton se tashmë është i fejuar.
“Kirsten Katrina Corley, dëshiron të më bësh bashkëshort duke pranuar të jesh gruaja ime?” – i drejtohet reperi nënës së vajzës së tij, teksa qëndron i ulur në gjunjë me një unazë në duar.
Menjëherë vogëlushja e familjes, Kensliwho vrapon drejt prindërve, për të qënë dëshmitare e këtij moment magjik. Tashmë s’na mbetet gjë tjetër, veçse të presim dasmën, që sipas “Enews” do të jetë madhështore.