Renis Gjoka ndan kujtimin më të bukur me të bijën 3 ditë para prishjes së teatrit

Showbiz

Renis Gjoka u bë baba për herë të parë dhe ne e morëm vesh vetëm kur na dha lajmin e ëmbël të ardhjes në jetë të vajzës dhe nga ajo kohë e deri më sot, babë e bijë janë bërë bashkëshoqërues të pandashëm, ashtu siç ishin të pandashme edhe shëtitjet tek Teatri Kombëtar. I indinjuar për prishjen e këtij të fundit, ka ndarë një foto të realizuar jo më larg se tre ditë më parë, ku shihet vogëlushja Aura në karrocë, me godinën e teatrit të sfond. Një kujtim ky, për të cilin këngëtari është i bindur që e bija do ta fal137nderojë më vonë. “Kisha parandjenjë se do të ndodhte”, ka shkruar ndër të tjera, Renisi.

“Si shumë ditë të tjera, edhe një ditë para se të prishej isha aty. Mora edhe Aurën me vete. E kisha parandjenjën se do të ndodhte, prandaj vendosa t’i bëja një foto bashkë me Teatrin. Ajo është foshnje dhe nuk kupton gjë. Por jam i bindur që kur të rritet, do të më falenderojë për këtë foto. Nuk dua të zgjatem fare për atë çfarë i ndodhi, sepse tashmë nuk lia vlen. Por po them vetëm TURP!”, ka shkruar Renisi.