Vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës do të bëjë këtë muaj 3 vjeç, më saktë në datën 16 maj. Mirëpo, pavarësisht moshës së vogël, Renee është një hap më përpara se bashkëmoshatarët e saj. Në një video që Nora ka publikuar në InstaStory, duke vogëlushja e cila teksa luan me lodrat e saj, flet dhe një anglishte të rrjedhshme.
Nga videot e publikuara duket edhe se Renee i pëlqen të imitojë personazhet vizatimorë. Epo, bukuroshja e vogël i ka dhënë disa shenja të mira që në moshë të vogël përsa i përket talenteve të saj.