Vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e saj të 3-të. Sigurisht që surprizat e bukura nuk mund të mungonin për vogëlushen, por pjesa më e bukur mbeten gjithmonë urimet e prindërve të saj.
“Urime ditëlindjen Renee shpirti babit. Të dhashtë Zoti shëndet ty, mamit, mua dhe krejt fëmijëve të botës. SHpresoj që do të jem shëndoshë e mirë deri sa ti të bëhesh me fëmijë, e mandej e kupton që nuk ekziston dashuri më e sinqertë dhe e fortë se evladi. Të don babi shumë. Urime tre vjetorin bota jeme,” ka shkruajtur Roberti krahas fotos në Instagram.
Ndërkohë, edhe Nora ka postuar një foto, bashkëngjitur me urimin për vogëlushen e saj. “Gëzuar ditëlindjen bota ime. Mami dhe babi të duan shumë,” shkruan këngëtarja.