Can Yaman i cili është zhvendosur në Itali për projektin e tij të ri “Sandokan” vazhdon të përmendet gjithmonë edhe më shumë nga mediat si për jetën private ashtu edhe për karrierën e tij.
Aktori i mirënjohur, protagonist në shumë seriale të platformës Tring, “Një puthje në errësirë”, “Pavarësisht dashurisë”, “Mësime dashurie” dhe “Hëna e plotë” etj , performon në krah të aktores italiane Francesca Chillemi në projektin e tij të fundit ‘Violet Like the Sea’. Një nga postimet e tij të fundit në Instagram ka arritur të konfuzojë shumë ndjekësit. Në foton e tij të fundit me aktoren Francesca Chillemi, Yaman ju drejton fansave pyetjen “Reklamë apo një dashuri e re?”
Dyshimet shtohen edhe më shumë nga shikimi plot dashuri i Francesca Chillemi.
Pavarësisht të gjithave, Can Yaman ende nuk i ka fshirë nga Instagrami fotot e tij me Diletta Leotta, të cilës i ka propozuar për martesë kohët e fundit.