Kerem Bursin, aktori i famshëm i dhjetra roleve në filma dhe seriale, të cilat kanë njohur sukses absolut edhe jashtë vendit të prodhimit, ku ndër të cilat me personazhin e Keremit, protagonistit të serielit “Kur lind Dielli”, apo agjentit MKG (emkejxhej) në serialin “Dyshja fantastike”, ka reaguar ashpër kundër thashethemeve se po lundron drejt një lidhjeje të re romantike.
Një mesazh të tillë rebelizues, aktori 35-vjeçar e ka përcjellë edhe përmes një postimi në rrjetet sociale në të cilin citontej “Unë zakonisht nuk e bëj këtë, por ky lajm është një budallallëk! Unë jam beqar dhe do ta vlerësoja nëse kushdo që po e lexon këtë nuk do t’i përhapi këto marrëzi për mua dhe do të fokusohet në jetën e tij .Faleminderit!”
Të tilla deklarata për të shmangur vëmendjen nga jeta e tij private dhe për ta mbajtur atë të distancuar nga komentet publike, Bursin i ka bërë edhe më herët ndërsa është munduar të evitoj pyetjet e gazetarëve për këtë temë apo duke i lënë ato pa përgjigje.