Rebelohet Kaan Urgancioğlu/ Çfarë e zemëroi aktorin?

Showbiz

Kan Urgançiollu është parë së fundmi në shoqërinë e së dashurës së tij  Burcu Denizer. Pas mbrëmjes ku ai dhe e dashura e tij shijuan jetën e natës u duk se plani i tyre për tja mbathur nga vëmendja e kamerave e paparacëve dështoi.

Urgancıoğlu, i cili u ndie i bezdisur nga prania e gazetarëve, u përgjigj shkurt se gjithçka po shkonte mirë. Ndërsa më tej ka injoruar pyetjet duke iu drejtuar përfaqësuesve të shtypit me tone ironike.

Ndërsa e dashura e tij dukej në humor mjaft të mirë, aktori i cili kujtohet me prsonazhin e Emirit në serialin “Dashuri e pafund” duke u larguar, ka goditur makinën e gazetarëve. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që aktori 41-vjeçar ka shfaqur reagime të pahijshme ndaj reporterëve dhe është akuzuar për sjellje arrogante ndaj tyre.