Rebelohet Deniz Baysal: “Si mund të shpifni dhe ofendoni?”

Showbiz

Kohët e fundit qarkulluan disa lajme se  Deniz Baysal, e martuar me këngëtarin Baris Yurtçu prej vitit 2019, u përfshi në një lidhje dashurie të ndaluar me regjisorin Burak Arlıer, i cili ndoqi xhirimet e projektit të fundit ku aktorja interpretonte në rol protagonist. E habitur nga ky lajm, vetë ajo ka reaguar me tone të ashpra në komentin e bërë nga një ndjekëse në rrjetet sociale:

Si mund të shpifni dhe ofendoni në bazë të thashethemeve e jo provave? Gruaja e përmendur në atë lajm është anonim dhe nuk ka emrin tim. Kujdes zonjë “! Show bizi turk, përfshi pjestarët e kastit të serialit edhe një herë janë tronditur nga të tilla pratendime, aq më tepër që në këtë rast ku si aktorja edhe regjisori janë të martuar.

Qarkulluan zëra se ditën që qarkulluan këto lajme, xhirimet u pezulluan! Kjo nuk është hera e parë që emrat të famshëm pëmenden në lajme të tilla, për të krijuar zhurmë e bujë mediatike, ndaj të cilave vetë aktorët reagojnë me zemërim dhe habi! Deri tani reagimi i vetëm ka ardhur nga aktorja, ndërsa janë të shumtë ata që presin me padurim, hedhjen poshtë të pretendimeve, edhe nga regjisori  Burak Arlıer.