Është shkruar së fundmi në media se Albano Carrisi dhe Romina Power do të martohen sërisht. Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare ndërkohë që fansat e çiftit e kanë mirëpritur me entuziazëm një lajm të tillë. Edhe vet Romina e ka prekur këtë temë duke thënë: “Nuk e di se çfarë më lidh me Albanon, një lidhje e pazgjithshme…Kjo gjë që na lidh nuk do të vdesë kurrë”. Për të mos thënë për koncertet që kanë realizuar së bashku.
“Zërat tanë së bashku, – tha Romina, – krijojnë një vibrim që mbërrin në brendësi edhe për ata që e dëgjojnë…duke provokuar një ndjesi mirëqënieje”