Elton Deda është një prej muzikantëve më të mirë shqiptarë, i cili në vitet 90′ solli një frymë të re muzikore. Duket se diçka që po ndodh në industrinë muzikore, e ka shqetësuar atë, edhe pse ka një karrierë shumë të suksesshme.
Me anë të një postimi, Eltoni ka reaguar për koncertin 3 ditor të Alban Skënderaj. “Gjithçka ordinere që ndodh, histori sekse ose njerëz pa asnjë lloj vlere që bëhen të famshëm brenda ditës, lajme pa kurrfarë brendie, servilizmin për përkrahje politike ose futje hundësh nëpër gjëra private të njerëzve…këto i bëjnë më shumë qejf dhe zell. Por askush nuk foli për koncertin e 3 Musketierëve dhe as për koncertin e Albanit, për këtë erë të re që po e gëzon qytetin tonë. Askujt nga mediat tona nuk i intereson kultura dhe gjërat e mira që me aq mundim i bëjmë. Kjo është vërtet për të ardhur keq,” ka shkruajtur kantautori.