Para pak ditësh u fol për një divorc të mundshëm mes çiftit të njohur Pelin Akil dhe Anıl Altan . Aktorja e njohur ngatërroi njerëzit me një shprehje që përdori dhe la hapësirë për tu ngritur aludime të tilla, por nuk ka vonuar shumë dhe bashkëshorti i saj Anıl Altan reagoi për herë të parë për këtë temë që duket se ka trazuar ujrat e qeta brenda familjes. Ky reagim fillimisht ka ardhur përmes kësaj fotoje të postuar prej tij dhe nënshkrimin shpjegues:”Ne nuk kemi një situatë drejt shkurorëzimit siç mund ta shihni”!
Më pas çifti u rishfaq në publik sërish bashkë si për tju përgjigjur keqkuptimit të ndodhur së fundmi. Përballë antarëve të shtypit, Altan dha përgjigjen e tij për të qetësuar fansat dhe dashamirësit duke u shprehur: “Nuk ka nevojë t’i vërtetojmë asgjë askujt. Mjafton që ne e dimë të vërtetën. Thashethemet përhapen me lehtësi e shpeshherë pa qëllim të mirë , dikush ka keqpërdorur një fjali të cilën Pelin e ka përdorur në mënyrë të shkujdesur. Pra, miq, nuk behet fjalë për një gjë të tillë, ka raste që ,mund të na shihni në rrugë edhe pa njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë se po shkojmë drejt divorcit. ” Duke treguar se kohët e fundit kanë qene me pushime dhe kanë shperndarë fotot e tyre në llogaritë sociale dhe duke zbuluar se shumë shpejt ata planifikojnë të shkpojnë sërish me pushime familjare, aktori ka përfunduar deklaratën e tij duke hedhur poshtë çdo hije dyshimi për ndarje, krijuar nga një frazë e përdorur nga aktorja, në të cilën ajo shprehej se zënkat dhe mosmarrveshjet janë prezente në çdo martesë dhe kësaj nuk i shpëtonte as martesa e tyre.