Aktorja dhe prezantuesja Vanessa Incontrada këmbëngul se përmendja e peshës është fyese për gratë. “Kilet, kilet, flisni vetëm për kilet! Sa shumë fyerje që nxirrni nga goja!”- Incontrada ka rihapur edhe njëherë temën e kritikave që ka marrë për peshën dhe se sa keq ndihej kur të gjithë e kritikonin. “Megjithatë, unë mësova se si t’i përballoj këto situata; Sot, ndihem e prekur si grua, në përgjithësi, rreth fyerjeve që u bëhen grave, përditë.
Janë argument aq delikate dhe personal sa që nuk duhet as të guxonit t’I përmendnit”- komenton Vanessa.
Nuk duhet të harrojmë që në dekadat e shkuara, gratë e kinemasë apo spektaklit ishin me ca kilogramë më tepër dhe dukeshin shumë më të bukura se ato të sotmet. “A duam të flasim për Loren apo Magnanin? Ishin gra të kolme e të bukura. Mua sot më kritikojnë për masën e gjoksit apo për fundshpinën. Çfarë duhet të bëj, kështu jam?! Duhet të bëj patjetër kirurgji?”- pyet Incontrada…