Aktorja e famshme amerikane Scarlett Johansson ka treguar se vuri re se një zë shumë ingjashëm me të sajin përdorej nga roboti i kompanisë së inteligjencës artificiale ‘OpenAI’. Ajo e tronditur nga kjo situatë ka deklaruarsë fundmi : “Kur dëgjova shembullin e publikuar u trondita dhe zemërova”.
Roboti i ri i quajtur Sky, i cili lexon tekste, u lançua javën e kaluar dhe ylli i Holliwoodit krahasoi zërin e robotit me të sajin në filmin “Her” të vitit 2013 dhe ndjeu një ngjashmëri të madhe mes tyre.
Nga ana tjetër kompania mohoi që asistentja e ChatGPT e quajtur “Sky” ishte modeluar që të tingëllonte si aktorja.Në një deklaratë për këtë çështje ‘OpenAI’ u shpreh se mund ta tërheqte tingullin e zërit të përdorur dhe u shpreh se nuk kishte aspak qëllim të imitonte aktoren.
Duke deklaruar se Sam Altman, CEOja i’OpenAI’e kishte kontaktuar aktoren në shtator me një ofertë, për t’i kërkuar asaj lejen që të përdorte zërin e saj, ajo rrëfeu: “Altman tha që nëse e përdorte zërin tim në sistem, unë mund të isha një urë për të mbyllur hendekun midis kompanive të teknologjisë dhe industrive krijuese, dhe mund të ndihmoja përdoruesit që hasnin shqetësime nga inteligjenca artificiale. Ai mendonte se zëri im mund të ishte qetësues për njerëzit“.