E ftuar sot në emisionin “Treshat” transmetuar në Tring ora 21:00 me Bora Zemanin dhe dy vëllezërit Veshaj, ishte këngëtarja e njohur Eneda Tarifa. Eneda është vendosur në makinën e së vërtetës dhe e pyetur nga Bora nëse është më mirë të jesh beqare me reagimin e saj i ka treguar të gjitha!
View this post on Instagram
Ajo ka bërë një shprehi në fytyrë duke lënë të kuptohet se është shumë më rehat tani që është beqare. Kujtojmë se në janar të vitit 2018 u mësua se këngëtarja i kishte dhënë fund martesës disavjeçare me Erjon Zaloshnjën, me të cilën ka një vajzë.