Reagimi epik i aktores Emma Stone kur e thërrasin në emrin e saj të vërtetë/ Foto

Showbiz

Emma Stone ka zbuluar së fundmi se do të donte ta thërrisnin me emrin e saj të vërtetë, Emily Jean Stone dhe një gazetare bëri pikërisht këtë gjatë një konference për shtyp në Kanë. Në konferencën për shtyp për filmin “Kinds of Kindness”, gazetarja iu drejtua aktoresme emrin e saj të vërtetë dhe Stone iu përgjigj: “Shumë bukur! Unë quhem Emily, faleminderit…! ” .Më pas me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë u duk se ajo ftoi fansat ta kujtonin emrin e saj të vërtetë. Pas kësaj fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale, vërshuan komente të shumta, si “Buzëqeshja e saj i thotë të gjitha”, “E adhuroj” dhe “Nëse e takoj ndonjëherë, do ta quaj Emily…”.