Ratësia mbledh aktorë të famshëm në të njëjtin plazh/ Pushuesit mendojnë se aty po xhirohet një film ose serial

Showbiz

Kur çifti Öykü Karayel dhe Can Bonomo, Caner Erkin dhe Şükran Ovalı, Bülent Şakrak dhe Esra Akpınar, Özge Özpirinçci dhe Burak Ymanturk rastësisht u takuan së bashku në të njëjtin plazh të gjithë pushuesit kthyen kokat dhe i mbuluan gjatë me vështrimet e tyre. Emrat e njohur të serialeve duket se preferuan Çiftlikköy për të notuar , një nga plazhet e njohura të Çeşmes,  i cili u pushtua nga të famshmit dhe i dha të tjera ngjyra fiundjavës që lam pas. Disa prej pushuesve menduan se po aty po xhirohej një film ose serial  dhe të hutuar u përpoqën të kuptonin se çfarë po ndodhte!

Por kjo ishte vetëm një rastësi e këndshme Öykü Karayel – Can Bonomo, Caner Erkin – Şükran Ovalı, Bülent Şakrak – Esra Akpınar dhe Özge Özpirinçci – Burak Yamantürk zgjodhën Çeşmen për të kaluar pushimet e tyre. Emra të famshëm u bashkuan rastësisht në Çiftlikköy. Aktorët  biseduan gjatë me njëri-tjetrin dhe as ata nuk mundën ta shmangin habinë e tyre. Ata festuan dhe bënë shaka me njëri-tjetrin, duke krijuar një atmosferë ‘gala’.

Çifti Öykü Karayel dhe Can Bonomo dhe Caner Erkin e Şükran Ovalı, prej vitesh i kalojnë pushimet verore  në plazhet e Çeşmes, por kjo verë duket se ka ardhur me të njëjtën zgjedhje edhe për shumë çifte të tjera të të famshmëve të show bizit turk.