Rabia Soytürk shihet pas shumë kohësh në publik me të dashurin

Showbiz

Ditërt e fundit, aktorja e njohur e gjeneratës së re Rabia Soytürk ndoqi nga afër një koncert dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë është parë me të dashurin, Samet Vuruşan. Menjëherë gazetarët e kanë rrethuar dhe i kanë kërkuar asaj të tregoj diçka më tepër për lidhjen e tyre të dashurisë. Ajo duke qeshur u përgjigj:  “Gjithçka është shumë mirë mes nesh thjesht i kemi shmangur me dëshirë vendet publike dhe kemi evituar ndërhyrjen e medias në jetën tonë private. Mendojmë se kështu është më mirë“.

Rabia Soytürk kujtohet për publikun e Tring me portretizimin e personazhit të Dfnesë në serialin e paharrueshëm “Melek”,por më pas aktorja u përfshi edhe në të tjera projekte që patën jo pak pëlqimin e publikut dhe siguruan sukses në një treg konkurrues gjithmonë në rritje.