Para disa vitesh këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili dhe menaxheri Faton Shoshi i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata kanë pasur një marrëdhënie 11-vjeçare, e cila filloi që në bankat e shkollës. Lidhur me shkakun e ndarjes dyshja nuk ka pranuar ta tregojë, por tani që kanë kaluar disa vite, Zanfina ka folur për herë të parë. “Ka zgjatur 11 vite e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri çdo fillim është i bukur dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi besimit, i vjen fundi edhe lidhjes”,- shprehet këngëtarja.
E pyetur nëse pas ndarjes kanë shoqëri, Zanfina e krahasoi ndarjen me një gotë të thyer duke u shprehur se nuk ngjitet më. “Ne fillimisht kemi qenë shokë për të hyrë pastaj në lidhje. Por ‘u thye gota’ dhe s’mbeti më as shoqëri. Nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes”, tha Zanfina. Pas lidhjes me Faton Shoshin, Zanfina është kujdesur që jetën e saj personale ta mbajë hermetike, larg mediave dhe thashethemeve.