Qëllohet për vdekje aktori amerikan Johnny Wactor

Showbiz

Aktori amerikan 37-vjeçar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi ka ndërprerë tre burra që po tentonin të hiqnin katalizatorin nga automjeti i tij i parkuar. Wactor – i cili më parë u shfaq në serialin amerikan “General Hospital” – u shpall i pajetë. Agjenti i tij David Shawl raportoi për mediat se ai ishte një aktor i talentuar. “Pas më shumë se një dekade së bashku, ai do të lërë një boshllëk në zemrat tona përgjithmonë”, citoi Shawl.

Nëna e Wactor Scarlett tregoi se djali i saj po kthehej me makinën e tij  në shtëpi, pasi ishte larguar nga puna. “Duke besuar se po tërhiqej dhe duke mos dyshuar për rrezik, ai iu afrua burrit për ta pyetur se çfarë po ndodhte, pastaj u qëllua menjëherë prej tij”, deklaroi nëna e aktorit të ndjerë. Ajo shtoi se i dyshuari për vrasjen e të birit ia mbathi me dy burra të tjerë, ndërsa e përshkroi vrasjen e djalit të saj “të pakuptimtë”. Incidenti ndodhi në cep të bulevardit West Pico dhe South Hope Street në qendër të Los Angelesit. Kujtojmë se Wactor  luajtigjithashtu në serialin NBC të vitit 2013 “Siberia” dhe u shfaq në dy episode të ‘Westworld’ të HBO.