Blogerja e njohur Armina Mevlani ndan shumë momente nga dita e saj me ndjekësit në profilin personal në ‘Instagram’. Këtë herë bukuroshja e ekranit ka treguar rutinën e të dielës perfekte që e shoqëron qëkur ishte vetëm 13 vjeç.
“Rutina ime perfekte e së dielës që në moshën 13 vjecare kur im atë më sillte libra për të lexuar. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë”,-ka shkruar Armina krahas fotos së një libri dhe një akulloreje. Do ishte perfekte sikur secili prej nesh një të dielë të ndiqte një rutinë të ngjashme me të blogeres.