Që nga darja prej të fejuarit Alex, Jennifer Lopez është përfolur për një rikthim me ish- të dashurin e saj, aktorin Ben Afflec. Miqtë dhe burime të afërt i mohuan zërat duke i quajtur ato qesharake dhe thjesht një miqësi, por mesa duket çifti që deri dje dilnin pa dhënë asnjë konfirmim, sot treguan të kundërtën.
Në ditëlindjen e motrës së Jennifer, është bërë një video në të cilën duket qartë se ajo dhe Ben janë duke u puthur dhe pak më vonë shfaqet dhe djali i këngëtares.
Ky ishte konfirmimi që të gjithë po prisnim.