Nesrin Cavadzade, e cila portretizoi personazhin mbreslënës të Shahikës në serialin ‘Molla e Ndaluar’, i cili transmetohet në Tring, vazhdon ende të tërheqë të gjithë vëmendjen mediatike dhe atë të fansave të panumërt me postimet e fotove nga pushimet e saj të gjata, në rrjetet sociale.
Ajo ka shpërndarë së fundmi të tjera foto me rroba banje në plazh.
Ajo duket si një sirenë e dalë në breg të detit, me fizikun e saj të përsosur dhe fotografitë e postuara kanë marrë pëlqime dhe komente të panumërta nga fansat e saj nga e gjithë bota.
Cavadzade, 41-vjeçe numëroi më shumë se 37 mijë pëlqime në një kohë fare të shkurtër. Duket se këtë verë ajo ka vendosur t’i magjeps fansat e saj pa pushim. Teksa i zhvendosi pushimet nga plazhi i Çeshmes në Göcek, nuk ka harruar ta ndajë me ta atmosferën e pushimeve.